Drejtori ekzekutiv i përfaqësueseve të Brazilit, Rodrigo Caetano, ka bërë me dije se Ancelotti do drejtojë ekipin, pavarësisht eleminimit nga Botërori.
“Brazili duhet të vazhdojë një cikël normal deri në Kupën e Botës 2030, me më shumë qetësi sesa ndryshimet e shpeshta të trajnerëve që kanë karakterizuar katër vitet e fundit”.
“Me trajnerin e konfirmuar për ciklin e ardhshëm, do të jemi në gjendje të fillojmë rindërtimin e ekipit në shtator. Pikërisht për këtë arsye, CBF do të bëjë të kundërtën e asaj që është bërë zakonisht. Federata tashmë ka fituar besim në punën e Ancelottit edhe para Kupës së Botës”, deklaroi Caetano.
