Anglia duket se ka dështuar në kalimin në sitë të personave që bëhen pjesë e Policisë. Sipas “The Times”, një raport i fundit ka zbuluar se mes personave që janë bërë pjesë e Policisë, ka ish-të dënuar për drogë, dhunë në familje, apo grabitje.

Inspektorati i Forcave të Sigurisë dhe Shërbimeve të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit tha se qindra, në mos mijëra oficerë të korruptuar, po punonin në Angli dhe Uells.

Në rishikimin e fundit që kritikon gjendjen e policisë, mbikëqyrësi zbuloi gjithashtu një kulturë të mizogjinisë.

Forcat u zhytën në krizë në mars të vitit të kaluar kur një oficer i Policisë Metropolitane në shërbim rrëmbeu, përdhunoi dhe vrau Sarah Everard , 33 vjeç. Ata janë kritikuar gjithashtu për shkallët e dobëta të parandalimit për krime që variojnë nga dhuna seksuale deri te vjedhjet.

Nga 725 dosjet e verifikimit të shqyrtuara, ishin 131 raste në të cilat vendimi për t’u punësuar kishte qenë “në rastin më të mirë i diskutueshëm”. Prej tyre, inspektorët besonin se 68 duhej të ishin refuzuar plotësisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb