Të tjera detaje janë zbardhur nga operacioni policor i koduar “PUNISHER 2”, ku u sekuestruan mbi 11 mijë doza ekstazi dhe u arrestuan pesë persona, mes të cilave edhe një vajzë.

Në këtë operacion ishin përfshirë edhe agjentë të infiltruar ku edhe është bërë i munduar zbulimi i trafikimit.

Gazetari Igli Çelmeta tha për BalkanWeb se trafikantët hiqeshin si pushues nga Kosova dhe udhëtonin drejt Shqipërisë me linja të autobusëve.

Pasi mbërrinin në destinacionin përkatës në Durrës, më pas shpërndarja nga trafikantët bëhej me makina me qira, kryesisht në Tiranë dhe në venet bregdetare.

Ndërkohë në pranga ranë; Mithat Ramadani 30 vjeç, Besnik Mujeci, 40 vjeç, të dy banues në Prishtinë, si dhe Kalem Picari, 24 vjeç, Ambra Myftari 28 vjeçe, dhe Daniel Avdija 26 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb