Detaje të reja janë mësuar nga arrestimi i 41-vjeçarit Ylli Murati, në Tiranë.

Sipas informacioneve, 41-vjeçari prej kohësh mbahej në vëzhgim si shpërndarës i lëndëve narkotike, kryesisht në zonën e “Don Boskos”.

Prej 2 qershorit ai ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për plagosjen e 2 personave, ngjarje që ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit.

Sipas të dëmtuarve, shkak u bë parakalimi i makinave që ka përfunduar në sherr me thikë.

Sakaq mësohet se Ylli Murati është vëllai i Fatjon Muratit, ky i fundit person i skeduar nga drejtësia për vepra të rënda penale dhe i ka shpëtuar atentateve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: