TAPIZË

Detaje të reja dalin në dritë nga supergrabitja e djeshme në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë. “BalkanWeb” ka mundur të sigurojë foton e furgonit më të cilën grabitësit arritën të hynin brenda aeroportit. Mbi furgon dallohet qartë siglimi i tij me stemë dhe me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.

Pas grabitjes, autorët hasën disa kilometra më tej në një postbllok policor dhe nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë “koka” e bandës së grabitësve, Admir Murataj. Ky i fundit shquhej për aksione të tilla.

Gazetarja Dorjana Bezat ka mësuar se makina, e cila u gjet dje e djegur në Bathore rezulton me targa të vjedhura në qytetin e Laçit. Gjithashtu, grabitësit dyshohet se i kanë vënë zjarrin makinës me qëllim që të orientojë gabimi Policinë e Shtetit dhe të humbin gjurmët. Furgoni  e loguar dhe me mbishkrimin  “Hetimin Tatimor” rezulton se ishte me targa false dhe po punohet për të rënë në gjurmët e autorëve.

Furgoni ishte i modifikuar me panele të hekurta në pjesën ballore për të duruar përplasjet. Megjithëse është goditur në pjesën ballore, furgoni që u përdor prej tyre ka strukture të qëndrueshme. Në pjesë e makinës  shquhen qartë shenjat e plumbave, ndërsa dyshohet se Admir Murataj, i cili humbi jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit ka qenë në timon. Një prej plumbave dallohet të ketë goditur furgonin edhe në xhamin e madh të tij, nga ana e pasagjerit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb