MAT- Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga një vrasja që tronditi Matin mesditën e sotme.


Disa punonjës të Bashkisë që shkuan për të hapur një rrugë kalimi në fshatin Shëlli u qëlluan nga një person, i identifikuar nga policia si Kujtim Koxha.

Gazetari Enver Doçi raporton për BalkanWeb se punonjësit e Bashkisë sapo ishin ulur për të ngrënë drekë.

“Punonjësit ishin duke punuar, pasi mbaruan u ulën në lokal dhe kishin qenë duke ngrënë drekë, dhe autori hyri në lokal, i qëlloi me automatik”, raportoi ai.

Fillimisht u tha se të dy ishin të vdekur, por më pas policia konfirmoi se vetëm 1 prej tyre kishte ndërruar jetë. Më pas policia raportoi se një prej të plagosurve ndërroi jetë në Spitalin e Traumës , duke çuar në dy numrin e viktimave. Por bilanci i ngjarjes u rëndua më shumë kur edhe një tjetër nga të plagosurit vdiq në spital. Hamit Buçi.

I plagosuri është shtetasi Astrit Hani. Policia ka arrestuar në kohë rekord autorin e sulmit me armë, 51-vjeçarin Kujtim Koxha.
(e.f/BalkanWeb)