Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë në Memaliaj, në aksion Tepelenë-Krahës ku 2 automjete u përplasën “kokë më kokë”.

Mësohet se 2 prej 8 të plagosurve janë në gjendje të rëndë dhe po mendohet transportimi i tyre drejt spitalit të Traumës.

Aksidenti ndodhi  në afërsi të fshatit Iliras, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa lëviznin në drejtime të kundërta.

Policia ka dhënë detaje për ngjarjen ku ndër të tjera sqaron se mes të plagosurve janë dhe 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore.

Memaliaj/Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb