LEZHË

Zbardhen detaje të reja nga aksioni i policisë në Lezhë, që nisi pas mesnatës së kaluar dhe vijon ende, me urdhër të SPAK.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se SPAK ka lëshuar 20 masa sigurie, ku 5 prej tyre janë për punonjës policie.

Aksioni ati-drogë vjen pas vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha, gjatë kontrollit të parcelave me kanabis në Lezhë. Nga aksioni, mësohet se policia ka goditur një grup kriminal, që kultivonte dhe trafikonte hashash në kufi me Pukën dhe Mirditën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb