Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me një operacion që ka ndërmarrë SPAK, ku ka lëshuar urdhër-arreste për 42 persona.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se bëhet fjalë për një grup kriminal që kultivonte dhe trafikonte drogë. Mësohet se Policia e Shtetit në bashkëpunim me SPAK kanë goditur grupin kriminal të shtrirë në Vlorë, Gjirokastër dhe Tiranë.

Po ashtu Bezat raporton për BË se deri më tani janë ekzekutuar 30 urdhër-arreste, ndërsa të arrestuarit janë kryesisht nga Kruja dhe Fieri. Ndërkohë, bëhet e ditur se hetimet kanë zgjatur 2 vite.

Aktualisht operacioni është në vijim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: