BalkanWeb zbardh detaje nga operacioni kombëtar antidrogë ku numri i të shoqëruarve ka shkuar në 40 persona.

Fillimisht procedimi penal u regjistrua nga Kukës, ndaj një grupi që kultivonte kanabis dhe më pas u përhap si hetim në gjithë Shqipërinë.

Po ashtu janë sekuestruar edhe disa kubikë kanabisi edhe pse ende nuk dihet sasia.

Për hetimin mbi 1- vjeçar janë përdorur metoda speciale përgjimi dhe vëzhgimi nga Policia deri në zbulimin e këtyre personave që kryenin veprimtari të paligjshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb