Zbulohen detaje të reja nga tragjedia e dyfishtë që ka ndodhur në fshatin Manskuri të Kavajës, ku janë gjetur të vrarë një çift bashkëshortësh.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb”, se Bilal Shirja 48 vjeç, dyshohet se ka djegur fillimisht makinën, brenda së cilës u gjet dhe kufoma e gruas së tij, Thëllënxa Shirja 45 vjeçe, e më pas, i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëvarur në një pemë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes.

Sakaq, “BalkanWeb”, ka siguruar edhe pamje nga fshati ku ka ndodhur ngjarja e kobshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: