Detaje tronditëse zbulohen nga përdhunimi i një vajze nga shefi i Postës së Policisë të Fushë-Arrëzit.

SHÇBA bën me dije se vajza kishte shkuar në komisariat për të denoncuar përdhunimin nga disa persona, punonjës të shtëpisë së fëmijës në Shkodër, por ka rënë sërish pre e abuzimit seksual.

“Bazuar ne provat e mbledhura, ka dyshime te forta se ne muajin prill 2015, ajo eshte ngacmuar seksualisht nga nje punonjës policie në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kur efektivi ishte me detyre Specialist i Hetimit te Krimeve ne DVP Shkoder. Shtetasja kishte shkuar për të denoncuar per përdhunimin që i kishin bërë disa persona ne 2015, punonjës të shtëpisë së fëmijës ne Shkodër”, thuhet në njoftimin e SHÇBA.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb