DURRES

Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka parë nga afër gjendjen e 7 punonjëseve të fasonerisë në Durrës që dyshohet se u helmuan gjatë punës.

Ajo ka shkuar në urgjencën e këtij qyteti ku janë shtruar aktualisht punonjëset dhe raporton për “BalkanWeb” detajet më të reja për ngjarjen.

Mes punonjëseve të helmuara rezulton të jetë edhe një grua shtatzënë, ndërkohë në pamjet e siguruara për “BalkanWeb” gratë janë akomoduar ku të munden, madje edhe dy në një krevat për shkak të mungesës së kapaciteteve në urgjencën e Durrësit.

Jashtë kamerës njëra nga punonjëset tha që rrjedhja e gazit, që dyshohet se ju shkaktoi edhe helmimin, ka ndodhur që dje. Ajo shton se kanë lajmëruar pronarin pOR se ai nuk ka marrë masa.

Kujtojmë që një rast i ngjajshëm ka ndodhur edhe më 24 nëntor të vitit të kaluar, ku 4o punonjëse të një rrobaqepësie pësuan helmim dhe policia njoftoi se shkak ishte bërë po ashtu rrjedhja e gazit të kondicionerëve.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb