DURRËS

Shtatë punonjëse të një fasonerie në qytetin e Durrësit raportohet se janë helmuar.

Nga të dhënat e para mësohet se punonjëset janë  paraqitur tek urgjenca e spitalit të Durrësit ku janë konstatuar shenja helmimi. Dyshohet se shkak është bërë rrjedhja e gazit të një kondicioneri.

Ky rast nuk është i izoluar. Me 24 nëntor të vitit të kaluar, 4o punonjëse të një rrobaqepësie pësuan helmim dhe policia njoftoi se shkak ishte bërë po ashtu rrjedhja e gazit të kondicionerëve.

Sipas policisë së Durrësit, ngjarja dyshohet se ka ndodhur nga rrjedhja e gazrave në tubin e aspirimit, që nxjerr jashtë gazrat e kaldajës së hekurosjes, megjithatë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

POLICIA E DURRESIT
Informacion paraprak

Sot kanë shkuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, 16 punëtore të një rrobaqepësie në afërsi të mbikalimit të Fllakës. 9 prej tyre dolën nga spitali pasi morën ndihmën e parë, ndërsa 7 shtetase ndodhen jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Paraprakisht dyshohet se shkak ishte rrjedhja e gazrave në tubin e aspirimit, që nxjerr jashtë gazrat e kaldajës së hekurosjes. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb