TIRANË

“BalkanWeb” zbardh detaje të reja për arrestimin e Vladimir Gjutës, më 4 janar të këtij viti. Burime nga policia i thanë gazetares së “BalkanWeb”, Dorjana Bezat, se Vladimir Gjuta akuzohet për dy ngjarje të dhunshme, të ndodhura brenda dy javëve.

Përkatësisht, burime policore bëjnë me dije për “BalkanWeb” se 40-vjeçari Gjuta ka dhunuar me sende të forta shtetasin J. H., më datë 2 janar të 2020.

Gjithashtu, ai dyshohet se është autor edhe i ngjarje së ndodhur më 19 dhjetor 2019 te Rruga e Elbasanit, pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, ku është goditur po me sende të forta shtetasi S. Xh.

Materialet në ngarkim të shtetasit V. Gj. i kane kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Kanosja”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb