VLORË

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 31-vjeçarit Taulant Gjikaj, në Vlorë. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “BalkanWeb” se autori i krimit ka zbritur nga një makinë me xhama të zinj dhe është drejtuar nga i riu, duke e qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Autori i ngjarjes ka qenë i maskuar, por siç raporton gazetari Mehmeti dyshohet se është identifikuar dhe shoqëruar nga policia.

Karta E Identitetit
Karta E Identitetit

Sa i përket të shkuarës së viktimës, gazetari Mehmeti thekson për “BalkanWeb” se ai nuk njihej dhe nuk ishte i identifikuar si një nga njerëzit e botës së krimit.

Paraprakisht po hetohet për ndonjë përplasje të mundshme mes autorit dhe viktimës jashtë Shqipërisë, pasi 31-vjeçari Gjika ka jetuar jashtë dhe dyshohet se aty mund të ketë ndonjë bazë konflikti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb