SHKODER- Detaje të reja janë publikuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Shkodrës, ku burrë e grua u gjetën të vrarë me armë zjarri brenda në makinë.

Disa orë pas ngjarjes, në dalje të qytetit të Shkodrës është gjetur një mjet i djegur. Dyshohet se mjeti mund të jetë përdorur nga autori i vrasjes së dyfishtë të ndodhur në lagjen “Naim Gjylbegu”, pasi brenda në makinën tip “Benz C Class”, policua ka gjetur një armë zjarri automatik tip “Scorpion”.

Paraprakisht dyshohet se makina dhe arma e gjetur në të, janë përdorur nga autorët e vrasjes së dyfishtë në Shkodër, dhe më pas janë djegur për të humbur gjurmët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb