Zbardhen detaje nga aksioni i madh i zhvilluar sot në Durrës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prodhimit të kriptomonedhave.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se gjatë aksionit janë sekuestruar 210 makineri për prodhim kriptomonedhash. Siç mëson gazetarja Haxhiaj, makineritë janë sekuestruar në një magazinë në fshatin Pjesëz të Shijakut, që ishte marrë me qira nga persona nga Tirana.

Gjatë aksionit, policia ka arrestuar një person, që prodhonte kriptomonedhat. Policia e Durrësit ka deklaruar se ka marrë informacion për prodhimin e kriptomonedhave në rrugë hetimore, ndërsa e ka cilësuar aksionin si një nga më të mëdhenjtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb