Pas tragjedisë së ndodhur një ditë më parë në Himarë, sot në Dhërmi është duke u zhvilluar një operacion i policisë kufitare të Vlorë, ku është sekuestruar një skaf me mungesë dokumentacioni.

Sakaq, drejtues të lartë po zhvillojnë një operacion për kontrollin dhe verifikimin e mjeteve të lundrimit.

“Ajo që vihet re, ka një shkelje të ligjit, sipas të cilit nga vendi ku pushuesit notojnë, mjetet lundruese duhet të jenë së paku 300 metra larg. Kjo zonë i përket zonës B sipas ligjit dhe nga bregu i detit duhet të jetë 100 metra zona për pushuesit ku mund të notojnë dhe ku janë sinjalizuesit, ku mjetet lundruese nuk mund të hyjnë dhe të kapërcejnë këto vija.

Nga ajo që shikojmë, duke qenë se kontakti me policinë është i pamundur, është një skaf i cili ndodhet i sekuestruar. Disa banorë dhe pronarë kanë pohuar se do të bëhet verifikimi i mëtejshëm”, raportoi për News 24 dhe BalkanWeb gazetari Stafa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb