TIRANË- Tre të akuzuarit për atentatin tek kryqëzimi i “Komunës së Parisit” dhe përkrahësi i tyre, Dejvis Rrustemaj, Klajdi Kodra, Igler Qose dhe Ardit Xheferri kanë dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë për akuzën e vrasjes me dashje, në bashkëpunim, të mbetur në tentativë.

atentati te komuna e parisit

Nga seanca kanë mundur të dalin edhe detaje të konfliktit mes tyre dhe 25-vjeçarit Lorenc Hoxha që mbeti i plagosur 4 ditë më parë në shpatull, ndërsa u qëllua nga 27-vjeçari Dejvis Rrustemaj.

gjyqi per autoret te komuna e parisit

Gazetarja Klodiana Lala e cila ndoqi sot seancën gjyqësore raporton për “BalkanWeb” se Hoxha është konfliktuar me Igler Qosen një muaj më parë. Mësohet dhe ky i fundit i kishte thënë Hoxhës se kushëririn e tij të vrarë e kishte pasur ‘ushtarin e tij’.

Në debat e sipër, Lorenc Hoxha i ka thënë ‘mos fyej kujtimin e të vdekurit se do kesh punë me mua’ dhe janë kofliktuar deri sa i kanë ndarë të tjerët.

20170807-123615

Më pas ata janë takuar tek sheshi “Nënë Tereza” ku Qose, Rrustemaj dhe Kodra i kanë thënë 25-vjeçarit Hoxha ‘ti nuk je burrë që nuk merr hakun e kushëririt’. Më pas janë ndarë por sërish me një konflikt në mes dhe katër ditë më parë, kur 4 të rinjtë e kanë parë në kryqëzimin e “Komunës së Parisit” e kanë qëlluar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb