DURRES- Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmë në Durrës, ku një 16-vjeçare u hodh nga kati i tretë i pallatit.

Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar bënë me dije se shtetasja me inicialet M.Q, vuante nga epilepsia, ndërsa aktualisht ndodhet në spitalin e Durrësit ku po merr ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë
Më datë 10.03.2018, shtetasja M.Q., vjeçe 16, banuese në Durrës, e sëmurë me epilepsi, është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës. Neni 99 i Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb