Prezantuesja dhe korrespondentja e lajmeve Zhanna Agalakova ishte një nga fytyrat më të famshme në televizionin shtetëror rus deri në mars, kur la punën e saj për shkak të luftës në Ukrainë.

Agalakova, e cila tani është e fshehur, i thotë BBC Newsnight se TV rus është një “makinë larëse truri” dhe ajo dëshiron që njerëzit ta fikin atë.

“Është si dy planetë të ndryshëm”, thotë ajo, duke u thënë shikuesve të televizionit rus se forcat pushtuese të Vladimir Putinit brohorasin dhe iu japin lule me imazhet e vdekjes dhe tragjedisë në Ukrainë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: