Komisioni për Verifikimin dhe Njohjen e Statusit të Veteranit, ka shpallur veteranë persona që s’kanë qenë aktivë në UÇK, në mesin e tyre edhe dhëndrin e kreut të PDK­së, Hashim Thaçi, ndërkohë që invalidë të luftës janë shpallur ata që kanë qenë invalidë që para fillimit të luftës.

Për këtë arsye ish-­luftëtarët që kanë mbetur jashtë listave kanë paralajmëruar rebelim, kështu ka bërë të ditur për gazetën “Zëri”, Naser Shatri, ish­komandat i Policisë Ushtarake në kuadër të brigadës 133 “Adrian Krasniqi”.
Ai madje ka bërë akuza të rënda duke thënë se “për t’u futur në këto lista, janë dhënë para dhe vetura”. Kështu që Shatri ka paralajmëruar rebelim të rreth 70 – 80 veta që kanë qenë pjesëtarë të Policisë Ushtarake në Brigadën “Adrian Krasniqi”.
Madje, ai thotë se në listën e veteranëve është një numër i madh që kanë lëshuar Kosovën më 12 prill 1999. “Kanë marrë statusin e veteranit njerëz që kanë qenë të njëjtë me këta që kanë mbetur jashtë listës”, tha ai, raporton e përditshmja kosovare.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: