Pak ditë na ndajnë nga ndërrimi i viteve, ndërsa viti 2014 për shumë skuadra evropiane nuk ishte aspak i mirë, në aspektin e transferimeve.

Si zakonisht skuadrat kanë bërë bilancet e tyre, megjithatë jo të gjitha janë ndarë të kënaqura me ata që kanë pritur të shpërthejnë.

Me këtë rast janë bërë publike 10 blerjet apo transferimet më të dështuara të vitit që po e lëmë pas, ndërsa në këto statistika negative prinë Barcelona me dy lojtarë të blerë dhe të humbur, transmeton KTV.

Por nëse shkojmë me radhë listës i prinë Mario Balotelli, i cili dështoi nga transferimi i tij nga Milan në Liverpool.

Pas tij vjen Fillipe Luis, i cili braktisi Atl Madridin për Chelsean.
Në këtë listë nuk ka si të mungoj Ferrnando Torres, që po vazhdon mankthin me Milanon.

Portieri që shkëlqeu në botëror me Meksikën, Guillermo Ochoa dështoi totalisht te Malaga.

Talenti i ri Douglas nuk shfaqi asgjë te Barcelona, ndërsa e njejta gjë mund të thuhet edhe për portierin e ri të Real Sociedadit Rulli.

Sulmuesi italian Alessio Cerci, mbeti në hije te Atl.Madrid prej se u transferua nga Toriono, derisa hiq më mirë nuk po gjindet edhe Radamel Falcao te Manchester United.

Alvaro Negredos nuk i ka dhezë aspak te Valencia prej se erdhi nga Man City, ndërsa listën e mbyllë Thomas Vermaelen që u transferua me bujë te Barcelona, megjithatë lëndimet e kanë lënë jashtë pritshmërive.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb