Dhjetëra janë vrarë në një sulm me raketa ruse në kazermat e ushtrisë ukrainase në qytetin strategjik jugor të Mykolaiv.

Një deputet ukrainas në Odessa, Oleksiy Honcharenko, u kthye nga Mykolaiv në 24 orët e fundit dhe ka folur për BBC.

“Fatkeqësisht ne patëm një sulm të madh, sulm me raketa në Mykolaiv. Dhjetëra njerëz janë vrarë. Dhjetëra janë të plagosur dhe ne po flasim për raketa, raketa balistike”.

01188850 87d9 498e Ab11 F1827cd02739

Ukainasit thuhet se po vazhdojnë të mbrojnë qytetin, me forcat ruse të grupuara jashtë, në verilindje. Qyteti i Mykolaiv, i cili është vendimtar për planet e Rusisë për të marrë qytetin e tretë të Ukrainës, Odessa, ka frenuar një ofensivë ruse përgjatë bregut të Detit të Zi.

“Mykolaiv po lufton ashpër në terren dhe po mban tokën dhe Rusia thjesht nuk mund ta duronte, kështu që ata filluan terrorin kundër banorëve vendas, civilëve,” shtoi Honcharenko.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb