Rreth 200 migrantë mbërritën në bordin e tetë anijeve të ndryshme në Lampeduza.

Gjysma e anijeve kanë arritur të mbërrijnë direkt në kontinent dhe migrantët u zbarkuan në mënyrë të pavarur, ndërsa anijet e tjera janë parë dhe janë shoqëruar nga anijet e patrullimit.

Dyqind migrantët janë tranferuar drejt qendrave pritëse të distriktit të Imbriakolas, ku 910 persona janë kthyer në 95 vendet e disponueshme.

Ministri italian i Punëve të Jashtme, Luigi Di Maio deklaroi dje se Bashkimi Europian duhet të japë një përgjigje konkrete për migrantët.

“Italia kërkon një ndërhyrje evropiane për të zgjidhur emergjencën e migracionit”, deklaroi Di Maio.

“Edhe Europa në përgjithësi duhet të përgjigjet konkretisht. Nuk ka kohë për të humbur”, shkruajti Di Maio në Facebook.

“Qeveria italiane po punon për të zgjidhur këtë problem. Është shumë e nevojshme të riaktivizohet rishpërndarja e migrantëve në Europë”, theksoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: