Ndërkohë që protesta është zhvendosur në marshim drejt Parlamentit, ka ndryshuar edhe bilanci i personave të shoqëruar në komisariatet e policisë.
Nga verifikimet në terren mësohet se numri i protestuesve që ndodhen aktualisht të ndaluar në komisariate ka rënë në 11 persona.
Kjo vjen pasi një pjesë e konsiderueshme e mbi 20 personave që ishin shoqëruar gjatë orëve të para të përleshjeve dhe tensioneve janë lënë të lirë.
