Demokratët në dy dhomat e Kongresit të SHBA kanë kërkuar shkarkimin e Trump si President para kohe.

Teksa kanë ngelur edhe dy javë nga betimi i Biden, trazirat në Capitol treguan se skena politike amerikane është e ndezur.

Pas 4 viktimave, Trump deklaroi dje se do të kishte tranzicion të rregullt të pushtetit pavarësisht se nuk ka për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve,  Nancy Pelosi ka paralajmëruar se nëse Trump nuk largohet atëhere ai mund të fajësohet pasi momentalisht është një njeri i rrezikshë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb