Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur gjatë ditës së sotme, ku u dhunua avokati Sokol Mëngjesi. Gazetari Igli Celmeta raporton për BalkanWeb se policia ka arrestuar 1 nga autorët e dyshuar, ndërsa më pas një tjetër u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës. Autorët e dyshuar janë shtetasit Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Dorian Alia.

Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua sot në orët e para të mëngjesit nga disa persona në ish-Bllok. Ai ndodhet në reanimacionin e Spitalit të Traumës në intubim. Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua disa orë pas sulmit. Avokati ka dy hematoma në pjesën e kokës të cilat i kanë shkaktuar hemorragji.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Burime për BalkanWeb bëjnë të ditur se është shoqëruar nga policia e Tiranës i dyshuari si organizator i sulmit ndaj avokatit. Në pranga ka rënë Dritan Nano i cili mësohet se ka porositur dhunën ndaj Mëngjesit. Gjithashtu, një prej autorëve të dhunës, Dorian Alia u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës menjëherë pasi emri i tij u publik në media dhe u shpall person në kërkim nga uniformat blu.

Ndërkohë, drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj në një deklaratë për mediat ka dhënë detaje në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Vocaj shprehet se avokati Mëngjesi ka përfaqësuar një familje në një proces civil për një pronë në Tiranë. Mësohet se procesi është fituar nga pala e përfaqësuar nga avokati, por se disa nga trashëgimtarët nuk kanë dashur të paguajnë Sokol Mëngjesin për shërbimet e studios së tij ligjore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb