Mbi 1300 pedagogë zhvilluan një marshim masiv nga Universiteti Politeknik i Tiranës drejt Kryeministrisë, ku protestuan duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Me thirrjen “Pa dorëheqje nuk ndalojmë!”, akademikët dhe profesorët përcollën mesazhin e tyre përmes protestës para selisë së qeverisë, duke kërkuar përgjegjësi politike dhe largimin e Ramës nga detyra.

Pedagogët kanë njoftuar se do të mblidhen çdo ditë në orën 10:00 para Kryeministrisë, duke e kthyer këtë qëndrim në një formë të vazhdueshme proteste. Ata i janë bashkuar tanimë revoltës studentore e cila sot ka hyrë në ditën e 8-të.

Në reagimin e tyre, akademikët, pedagogët dhe studentët kanë ngritur shqetësime edhe për funksionimin e Parlamentit, për të cilin shprehen se ka pushuar së funksionuari dhe duhet të shpërndahet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb