TIRANË- Kryetarja e KQZ-së, Lefterie Luzi distancohet nga incidenti i ndodhur në Tomin, ku u dhunua administratori Nuri Meda, që sipas PD-së po jepte para për blerje votash, ndërsa PS ja pretendon të jetë dhunuar nga militantët e djathtë.

Sipas Luzit i takon prokurorisë të hetojë pretendimet e palëve politike. “Fakti që përmenden partitë politike që konstatojnë raste të tilla t’i drejtohen prokurorisë. Mbeten në rolin e konstatimit, prokuroria ka ngritur një grup pune dhe do hetojë”.

Sa për votimin elektronik ajo sqaroi arsyet teknike që e bënin të pamundur për momentin.

“Është një proces i gjatë para se të arrijmë deri tek numërimi elektronik. Gjëja kryesore në një numërim elektronik është fleta e votimit. Është problem teknik duhet zgjidhur së pari problemi i fletës së votimit. Vendimi do jetë politik ne na mbetet implementimi”,- shtoi ajo.

Duke folur për rëndësinë e reformës zgjedhore kryetarja e KQZ-së tha se nuk ka mbetur shumë kohë në dispozicion.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: