Zbardhen detaje nga ngjarja në Pogradec pas publikimit të pamjeve ku shihet polici Gjergj Riza duke dhunuar shtetasin Ervin Norolla.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur më 23 janar pasi oficeri i policisë dyshonte te i riu se ishte autor i vendosjes së një sasie tritoli në biznesin e djalit të tij një muaj më parë.

Oficeri i Policisë e kishte identifikuar autorin nga pamjet filmike dhe dyshohet se kjo ka qenë dhe arsyeja e përplasjes.

https://youtu.be/L9oeDlLxMj4

Personi shihet duke u rrahur nga oficeri rezulton me precedentë penal. Aktualisht ai ndodhet në burg pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Ngjarja ka ndodhur në mes të ditës në pallatin në rrugën “Rinia” në lagjen numër 1 të Pogradecit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb