Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka dënuar ashpër dhunën e ndodhur pak ditë më parë në ndeshjet e Kategorisë së Parë.

Klubi i Korabit është dënuar që të luajë një vit jashtë stadiumit të Peshkopisë. Vendime të ashpra janë marrë edhe për ekipet e Superiores. Ndërsa zv/ kapiteni i Tiranës, Gentjan Muça është pezulluar me 12 muaj për nxitje të urrejtjes në stadium.

VENDIMET E PLOTA TË KOMISIONIT TË DISIPLINËS:
1.Lojtaret e FC Kevitan, Eridion Vataj, Emirjon Hajdari, Aldi Pjetri Elio Rapo dhe Arnold Hyseni, per dhune ndaj zyrtareve te ndeshjes dhe kundershtareve, bazuar ne nenet 22, 48/1/e; 49/1/b te KDS, denohen secili me perjashtimin nga te gjitha veprimtarite futbollistike per 36 muaj;

2.FC Kevitan, për sjellje jo sportive duke ushtruar dhune ndaj zyrtareve dhe lojtareve te ekipit kundershtar, bazuar ne nenin 28, 56/1 te KDS, denohet me perjashtim nga veprimtarite futbollistike per sezonin Futbollistik 2016-2017.

3.Detyrimin e FC Kevitan, te paguaje demin e shkaktuar ne ambjentet e Stadiumit te Qytetit te Gramshit ne masen 150.000 lek;

4.KF Pogradeci, per mos permbushjen e pergjegjesive ne organizimin e ndeshjes, bazuar ne Nenin 65/3/a te KDS, denohet me zhvillimin e 4 ndeshjeve pa spektatorë.

5.Zyrtari i KF Pogradecit, Gentian Stojku, per sjellje ofenduese ndaj zyrtarit te ndeshjes, bazuar ne Nenin 56/1/a te KDS, pezullohet per dy ndeshje nga aktiviteti;

6.Lojtariete KF Pogradecit, Vangjel Zguro dhe Hermes Shkulaku per goditje me grusht ndaj kundershtarit, bazuar ne Nenin 48/1/e te KDS, denohet me 6 ndeshje pezullim secili;

7.Zyrtaret e KF Pogradeci, Altin Prifti dhe Elton Kllogjri, per goditje me grusht ndaj kundershtarit, bazuar ne Nenin 48/2/b te KDS, denohen me 10 ndeshje pezullim secili;

8.KF Korabi, per lejim te hyrjes ne fushe te spektatoreve pas perfundimit te ndeshjes, duke shkaktuar grindje dhe goditje me ekipin kundershtar, ne baze te Nenit 12 dhe 66 te KDS, denohet me ndalimin e zhvillimit te ndeshjeve ne stadiumin e qytetit te Peshkopisë, per sezonin futbollistik 2016-2017.

9.Zyrtarët e KF Kastriotit, Gazmend Vogli dhe Alban Vogli, per nxitje te akteve te dhunes dhe perfshirje ne grinde, ne baze te Nenit 11/1/e, 50, 52/1, 136/1/a te KDS, denohen secili me ndalimin e hyrjes ne stadiume per 12 muaj dhe gjobe ne masen 150.000 leke.

10.Lojtari i K.F Tirana, Gentian Muça, për nxitje publikisht të urrejtjes, bazuar ne Nenin 52/1, te KDS pezullohet per 12 muaj nga aktiviteti.

11.K.F Laçi, per sjelljen e gabuar te spektatoreve duke hedhur mjete ndezese ne fushe pa shkaktuar akte dhune, denohet me njendeshje pa spektatorë, bazuar ne Nenin 66/3/ate KDS;

12.Ekipi i Elbasanit U17, per hedhje te sendeve te forta ne fushe me pasoje nderprerjen e lojes, denohet me ndalimin e zhvillimit te kater ndeshjeve pa spektator ne stadiumin perkates ne baze te Nenit 66/3/bte KDS;

13.Lojtari I KF Vlora U17, Mateo Mataj, per goditje me shkelm te kundershtarit, denohet me 5 ndeshje pezullim nga aktiviteti ne baze te Nenit 48/1/e te KDS;

14.K.F. Porto U19, per mosparaqitje ne ndeshjen kunder K.F Tirana U19, ne bazeteNenit 55 te KDS, denohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3-0.

15.K.F. Bylis U19, per mosparaqitje ne ndeshjen kunder K.F Flamurtari U19, ne baze te Nenit 55 te KDS, denohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3-0.

16.K.S. Vlora U19, per mosparaqitje ne ndeshjen kunder K.F Tirana B U19, ne baze te Nenit 55 te KDS, denohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3-0.

17.K.F. Terbuni U19, per mosparaqitje ne ndeshjen kunder K.F Kukesi U19, ne baze te Nenit 55 te KDS, denohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3-0.

Kunder vendimit 1 mund te behet ankim brenda 3 (tre) diteve ne Komisionin e Apelit.

Komisioni i Disiplines

Kryetar Anetar Anetar

Eno Bushi Ardian Haci Arben Shkembi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb