DURRËS

Një ditë pas dhunës së paprecedentë në takimin Teuta-Tirana në kampionatin e basketbollit për meshkuj, arrestohet basketbollisti Bruno Daliu.

Policia e Durrësit deklaron zyrtarisht se Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan ne flagrancë shtetasin Bruno Daliu, 34 vjeç, banues në Tiranë. Daliu është arrestuar me akuzën për veprën penale “Goditja e sportistit,trajnerit, arbitrit e ndërmjetësit sportiv”.

Sipas policisë, 34-vjeçari gjatë ndeshjes së basketbollit Teuta-Tirana, zhvilluar në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, ka goditur me grushta gjyqtarin e ndeshjes, shtetasin Jurgen Muho, 26 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: