ITALI- Policia e Bergamos ka zhvilluar një operacion kundër një grup ultrasish të skuadrës së Atalantës, në të cilën luan dhe Etrit Berisha, ndërsa ka vënë në pranga 26 persona, mes tyre një shqiptar. “Ansa” shkruan se ata akuzohen për trafik dhe tregti droge, zhvatje, rrëmbim personi si dhe kundërshtim ndaj forcave të rendit.

Të njëjtat burime theksuan se nga hetimet e policisë italianë, rezulton se tifozët, para fillimit të ndeshjeve, blinin dhe konsumonin kokainë në ambientet e stadiumit dhe më pas kryenin akte të dhunshme. Po ashtu, raportohet se hetimet lidhur më këtë çështje kishin nisur në shtatorin e 2015-ës, ndërsa mes personave që po hetohen është dhe djali i prokurorit të Përgjithshëm të Breshias.

Mes të arrestuarve janë italianë, një shqiptar dhe një serb. Skenat e dhunës kanë ndodhur dhe gjatë takimit ku luante skuadra e Interit, në janar të 2016-ës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb