Policia e Vlorës njofton se në pranga ka rënë një shtetas 56-vjeçar, i cili brenda banesës së tij ka dhunuar bashkëshorten.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

“Policia ka arrestuar shtetasin A. F., 56 vjeç, banues në Vlorë. Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, për motive të dobëta”,- thuhet në njoftim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: