Policia në Durrës ka arrestuar një 52-vjeçar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes.

“Specialistët arrestuan shtetasin T. E., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij”, njofton policia.

Ndërsa, janë proceduar edhe një 20-vjeçar e një 17-vjeçar, pasi u kapën me lëndë narkotike kanabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës referuan materialet në Prokurori, për shtetasit K. H., 20 vjeç, banues në Suedi dhe L. C., 17 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, iu gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuara narkotike cannabis sativa.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: