VLORE- Pas dhunimit të prokurorit të Vlorës Kledian Lloha, i cili ra pre e dhunës të një qytetari, ka reaguar Unioni i Prokuroreve të Republikës se Shqipërisë. Ky institucion përmes një reagimi për mediat ka dënuar ngjarjen, ndërsa ka kërkuar mbrojtjen e integritetit të prokurorëve në vend.

REAGIMI I UPRSH
UPRSH reaguan ne mbrojtje te integritetit fizik te cdo prokurori  qe ushtron detyren ne Republiken e Shqiperise.

UPRSH kerkon me force nga shteti shqipetar,  te mbaje qendrim ndaj dhunes fizike te ushtruar  kunder prokurorit ne Prokurorine  prane Gjykates se shkalles se pare Vlore. 

UPRSH pershendet  reagimin e policise se shtetit per arrestimin e autorit te  sulmit  fizik ne zyrat e prokurorise shqipetare.

UPRSH beson se mbrojtja  e prokuroreve eshte detyre e shtetit si nje  obligim  per prokuroret qe jane cdo  dite ne mbrojtje te ligjit dhe interesave te qytetareve. 

UPRSH me keqardhje  konstaton se kohet e fundit vihet re nje tendence per sulm kolektiv ndaj trupes se prokuroreve. Prokuroret qe jane ne detyre jane perfaqesues te shtetit dhe shteti ka detyrimin per mbrojtjen e integritetit te tyre fizik  si dhe per nje trajtim me dinjitet.

NGJARJA
Ngjarja e rëndë ndodhi dje në ambientet e Prokurorisë së Vlorës, ku Viktor Sherifaj hyri në zyrën e Kledian Llaho dhe pas një debati sulmoi në fytyrë prokurorin. Mësohet se ky i fundit pas debatit verbal i kërkoi qytetarit që kishte një çështje gjyqësore, që të dilte nga zyra. Kaq mjaftoi që Viktor Sherifaj të godiste me kokë prokurorin.
Pak pas ngjarjes së rëndë, policia bëri të mundur arrestimin e autorit. Ndërkohë prokurori pasi ka marrë mjekimet e nevojshme, ka dhënë dëshminë e tij në polici. Nga të dhënat paraprake ka dyshime se incidenti ka ndodhur për shkak të detyrës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: