FUSHE-KRUJE- Një ditë pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në burgun e Fushë-Krujës, ku një i dënuar dyshohet se është dhunuar në ambientet e këtij institucioni të vuajtjes së dënimit, ka ardhur edhe reagimi nga institucionet.

Pas dyshimeve se Adriatik Lala është dhunuar nga punonjësit e policisë së burgjeve, SHKBB ka nisur hetimin ndaj tyre, me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë.

Lajmi konfirmohet për “News24” dhe “BalkanWeb” nga Ministria e Drejtësisë, ndërkohë që për ngjarjen në burgun e Fushë-Krujës, reagoi edhe Komiteti i Helsinkit.

Ditën e djeshme u tha se i dënuari Adriatik Lala kishte hematoma në kokë dhe në trup, ndërkohë që hetimi do të hedhë dritë mbi ngjarjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb