TIRANA

Një anëtar i grupit LGBTIQ+ është dhunuar  në Tiranë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se 21-vjeçari është goditur nga disa të rinj në kryeqytet.

Rasti është denoncuar në komisariatin Nr.2 dhe po ndiqet nga Policia. Ndërkohë për dhunën ka reaguar dhe ambasada gjermane e cila thotë se ngjarja ka ndodhur për shkak të identitetit seksual të viktimës.

Në njofton thuhet se ambasada kundërshton çdo dhunë verbale apo fizike ndaj anëtarëve të lëvizjes LGBTIQ+.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb