Një mësues i edukimit fizik në Tepelenë ka rënë pre e dhunës. Mësohet se Kleanth Laçi, 59 vjeç është dhunuar nga disa persona. Ngjarja ka ndodhur para pak minutave ne qytetin e Tepelenës kur arsimtari i shkollës 9-vjeçare të qytetit, është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar në rrethana ende të paqarta.

Familjarët e arsimtarit tepelenas, kanë njoftuar policinë dhe njëkohësisht e kanë shoqëruar në Spitalin e Gjirokastrës për ndërhyrje kirurgjikale.

Sipas informacioneve të para, arsimtari është thirrur nga tre persona, të cilët kanë dashur të sqarojnë një bisedë më të dhe më pas e kanë dhunuar në mënyrë barbare. Plagët e marra në trup janë përqendruar kryesisht në kokë, fytyrë dhe pjesën abdominale. Mësohet se gjendja fizike e mësuesit është jashtë rrezikut për jetën. Policia ndërkohë është vënë në kërkim të autorëve të dhunës ndaj mësuesit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: