Tetë persona kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale.

Policia e Tiranës bën me dije së është arrestuar 51-vjeçari A.Q., pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe ka keqtrajtuar djalin e mitur.

Gjithashtu nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë ekzekutimi i vendimit për ndalimin e shtetasit në kërkim N. Z., 49 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë në mungesë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Vjedhja”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë ekzekutimi i vendimit për ndalimin e shtetasit në kërkim A. I. (K)., 31 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Sakaq specialistët e qarkullimit rrugor bënë arrestimin e këtyre shtetasve:

– V. M., 39 vjeçe, pasi duke drejtuar mjetin, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin E. B., 27 vjeç;

– A. B., 32 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

– K. M., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi.

– R. P., 54 vjeç, pasi duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin S. V.

Më tej nga uniformat blu njoftohet se më datë 19.12.2021, shtetasi S. E., 74 vjeç, ka kallëzuar se para një jave është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më djali i tij, shtetasi R. E., 42 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb