Një 35-vjeçar banues në Klos është ndaluar nga policia, pasi ka dhunuar bashkëjetuesen e tij A.V, shtetase greke.

Uniformat blu bëjnë me dije se si pasojë e dhunës A.V., ka tentuar vetëvrasjen duke konsumuar medikamente helmuese, ndërsa aktualisht ndodhet në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor.

Informacion-

Ushtroi dhunë fizike dhe kanosi për jetën bashkëjetuesen e tij, kapet dhe ndalohet 35-vjeçari.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit T. S., 35 vjeç, banues në Klos, Mat pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur për jetën bashkëjetuesen tij A. V., (shtetase greke).

Si pasojë e dhunës shtetasja A. V., ka tentuar vetëvrasjen duke konsumuar medikamente helmuese e cila po trajtohet me ndihmë mjekësore në spital në Tirane.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasit T. S., i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprat penale “Dhunë në familje”, “Shkaktim i vetëvrasjes”, mbetur në tentativë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb