MAT- Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Valmir Barmeta, 28 vjeç, banues në Burrel.

Ky shtetas në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij A.B.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi i sipërpërmendur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij, në prezencë të dy fëmijëve të tyre.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat për veprime te mëtejshme për veprën penale “Dhunë në familje”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb