Pedagogia Mimoza Zhupi, pjesë e Universitetit të Shkencave të Aplikuar në Ferizaj ka qenë e pranishme këtë të premte në konferencën e organizuar nga Universiteti “Luarasi” me titull “Prenventimi dhe trajtimi i komplikacioneve të COVID-19, si faktor për uljen e vdekshmërisë”.

Zhubi tregoi rezultatet e një studimi të kryer për dhuruesit e gjakut, gjatë 2 periudhave, 2021-2022. Rezultatet kanë treguar, se shkalla e antitrupave ishte më e lartë te femrat se sa te meshkujt, ndërsa shtoi se ka pasur rritje të dhuruesve të gjakut gjatë vitit 2021-2022.

“Prezantimi im është në lidhje me seropevalencën e COVID, në dy periudha kohore 2021-2022. Sëmundja e COVID-19 bëni ndryshime radikale në të gjithë botën duke sfiduar shumë veprimtari, përfshirë këtu edhe dhurimin e gjakut. Seroprevalenca e COIVID në popullatë është me varaiacone të ndryshme. Matje e seropervalencës është e rëndësishme për të studiuar përhapjen e sëmundjes. Qëllimi i punimit është që të caktohet seropervalenca, në mesin e dhuruesve të gjakut në Kosovë në dy periudha kohore. Në punim janë përfshirë dhuruesit e gjakut në Prishtinë apo në terren. Janë përfshirë në punim i 1061 dhurues së gjakut që kanë dhuruar gjak nga korriku deri në shtator 2021 dhe nga janari deri në shkurt 2022. Ata kanë plotësuar pyetësorin. Në punim janë përfshirë 1061 dhurues së gjakut në korrik-shtator 2021.

Në tabelën e parë kemi paraqitur moshën mesatare të dhuruesve të gjakut. Nga kjo shohim që mosha mesatare ka qenë 39.4 vjeç, ndërsa mosha në vitin 2022, ka qenë 38.1 vjeç. Në grafik shohim se femrat kishin moshë mesatare më të re se sa meshkujt. Ne kemi paraqitur dhe seropozitivitetin te gjinia, ku vërejmë që kemi trend të rritjes.

Në tabelën e tretë kemi të paraqitur gjinitë dhe vitet sipas dhuruesit e gjakut. Kemi prevalencë më të lartë të gjinia femërore se ajo mashkullore. Diferenca ishte e lartë. Në këtë grafik shohim se ka pasur dallim midis dy viteve”, tha Zhubi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb