Në shtëpinë e Milanit e vetmja gjë që ka rëndësi për momentin është sigurimi i vendit të 4-ët në Serie A, çka do të thotë një vend në Champions League, një objektiv ky jetik i cili mban “peng” të ardhmen e klubit. Sigurisht që Champions është prioritet por duhet të mendojnë që në këto momente edhe për të ardhmen, mbi të gjitha për të ardhmen e stolit.

E vetmja që e sigurt për momentin është se Rino Gattuso nuk do të jetë më trajnerin e Milanit, e siguron apo jo një vend në Champions. Sipas të përditshmes italiane “La Gazzetta dello Sport”, Eusebio Di Francesco është opsioni i parë për post Gattuso. Ish trajneri i Romës është parë këto ditë në Milano ku me sa duket nuk ka qenë për turizëm por për tu takuar me drejtuesit e klubit kuqezi.

La Gazzetta
La Gazzetta

Gjithnjë sipas “La Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e klubit kuqezi i kanë ofruar Di Francescos një kontratë 3-vjeçare dhe afro 3 milion euro në sezon. Në CV e tij ka një pikë të fortë, gjysmëfinalet e Champions League duke eliminuar as më shumë e as më pak por Barcelonën.

Gian Piero Gasperini
Gian Piero Gasperini

Një tjetër kandidat potencial për të marrë stolin kuqezi është dhe Gian Piero Gasperini, ajo që 61-vjeçari po bën me Atalantan është fantastike, një ecuri e cila ka bërë që emri i tij të përfundoj në listën e shumë klubeve të mëdha italiane, Milan është një prej tyre.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb