Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Matthew Palmer ka thënë gjatë një konference se SHBA dhe BE janë partnere dhe nuk janë rivale sa i përket çëshjes së dialogut Kosovë- Serbi.

Kohët e fundit, ftesat nga të dyja anët për takime, si nga SHBA dhe BE për përfaqësuesit politikë të SHBA-së dhe Kosovës janë parë si rivalitet apo garë mes tyre, por Palmer thotë se nuk ka rivalitet por vetëm qëllim të përbashkët dhe të njëjtë.

Madje Palmer shtoi se dialogu nuk duhet parë vetëm si çështje bilaterale, por me rëndësi për marrëdhëniet me Bashkimin Europian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb