Një nga protestuesit në ditën e 105 deklaroi se diaspora nuk ia fal krimet Ramës që ka bërë kundër popullit shqiptar.

Ai u shpreh se pushtetarët nuk do të mund të bëjnë pazare me shqiptarët.

Protestuesi theksoi se turmat e protestuesve sa vjen e bëhet më e madhe kundër kësaj qeverie të korruptuar.

Protestuesi: Unë vij nga Roma. Jeni qëndresë të pamposhtur. Bashkohuni çdo ditë e më shumë. Kjo është forca e shqiptarisë dhe jo hajdutët që bëjnë pazare me lëkurën tonë.

Diaspora nuk do ja fal krimet që ka bërë Ramës. Diaspora nuk ia fal shpopullimin, vjedhjet, masakrimet mbi shqiptarët.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: