Diego Godin nuk e ka ndërmend të dorëzohet. Mbrojtësi 36 vjeçar ka firmosur në Argjentinë për skuadrën e Velez. Uruguajani u largua nga Atletico Miniero, pas 2 edicionesh në Brazil.

Godin kërkon që të fitojë minutat e duhura dhe pse jo, të jetë i rëndësishëm për Botërorin e Katarit. Ai është një mbrojtës me eksperiencë, pasi më parë ka luajtur për ekipe si Villareal, Atletico Madrid dhe Inter.

Sa i përket kampionatit argjentinas, Velez renditet në vendin e 19-të, me 5 pikë pas 5 ndeshjesh. Debutimi i Godin mund të vijë që me datën 2 korrik, ku në program është takimi shtëpiak me Atl Tucuman.

Diego Godin
Diego Godin

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: