TIRANA

Tre automjete janë përfshirë nga flakët gjatë natës së kaluar tek ish- Parku i Autobusave, afër Rrugës së Kavajës në Tiranë.

BalkanWeb mëson se nuk ka të lënduar teksa zjarrvënia dyshohet të jetë e qëllimshme. Por deri tani dihet se makinat kanë qenë të parkuara kur janë djegur dhe se zjarrfikëset ndërhynë për të shuar flakët teksa kanë nisur tashmë hetimet.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 06.04.2020, rreth orës 02:10 në rrugën “Ndre Mjeda”, tek ish “Parku”, ka rënë zjarr tek 3 mjetet e parkuara, me pronësi të shtetasve SH.K., R.K., dhe A.M . Nga Sherbimet e zjarrëfikses u bë e mundur fikja e zjarrit , ku si pasojë ka vetëm deme materiale.

Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb